Merkel refuzon postin e kreut të Këshillit Evropian - Bota Sot
Merkel refuzon postin e kreut të Këshillit Evropian

Evropë

Merkel refuzon postin e kreut të Këshillit Evropian

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:46
Angela Merkel

Disa udhëheqës evropianë u përpoqën të bindin kancelaren gjermane Angela Merkel në një samit në Rumani më 9 maj për të pranuar një pozitë udhëheqëse në BE, por ajo e refuzoi, shkruan Bloomberg.

Një gjë të tillë për agjencinë e kanë bërë të ditur  tre persona që ishin të njohur me situatën, por që donin të mbeteshin anonim, ndërsa bisedat mbi këtë temë ndodhën mbrapa dyerve të mbyllura.

Ata nuk përmendën emrat e udhëheqësve që propozuan Merkel për të pranuar postin e kreut të Këshillit Evropian. Disa nga këta krerë shtetesh ose qeverie kanë shprehur shpresën se ata do të ndryshojnë mendjen, thanë zyrtarët.

Merkel, megjithatë, thuhet se është e vendosur për të shërbyer një mandat të plotë si kancelarë që skadon më 2021.

Krerët e BE do të mblidhen në Bruksel më 28 maj për të filluar bisedimet mbi aranzhimet e personelit për të mbushur pozicionet e vijës së frontit në BE, duke përfshirë pozicionin e presidentit të Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Vendimi zyrtar për këto pozita  duhet të bëhet në samitin më 20 dhe 21 qershor, transmeton KosovaPress.

Parlamenti Evropian, i cili duhet të miratojë vendimin se kush do të jetë kreu i KE, ka njoftuar më parë se për këtë pozitë mund të emërohen vetëm ata që janë emëruar formalisht si kandidatët kryesorë të partive politike në zgjedhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...