Guterres: Evropa duhet të udhëheqë luftën kundër ndryshimit klimatik

Evropë

Guterres: Evropa duhet të udhëheqë luftën kundër ndryshimit klimatik

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:56
Antonio Guterres

Evropa duhet të udhëheqë rrugën në luftën kundër ndryshimit klimatik, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjatë një ceremonie vlerësimi në Gjermani.

“Duhet të angazhohemi fuqishëm që të parandalojmë katastrofën”, tha Guterres në qytetin verilindor të Akenit, ku mori çmimin “Charlemagne” për punën e jashtëzakonshme në shërbim të unitetit evropian.

Ai theksoi rëndësinë e Evropës në një kohë të mbushur me çrregullime gjeopolitike.

BE-ja është shumë e rëndësishme që të dështojë, tha ai, duke shtuar se “dështimi i saj do të ishte një dështim i shtetit të së drejtës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat