Europol: Në aksionin ndërkombëtar shpëtohen 4,400 zvarranikë

Evropë

Europol: Në aksionin ndërkombëtar shpëtohen 4,400 zvarranikë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Një operacion ndërkombëtar, që synon luftimin e trafikut të paligjshëm të zvarranikëve, të koordinuar nga Europol dhe Interpol, ka rezultuar me qindra konfiskime, si dhe 12 arrestime brenda Bashkimit Evropian.

Nga Shërbimi Policor Evropian, Europol tha se kafshët e gjalla ishin konfiskuar nga data 12 prill deri më 22 maj, dhe 12 persona u arrestuan, gjashtë në Itali dhe gjashtë në Spanjë. 4.419 kafshë të gjalla, duke përfshirë 2,703 breshka, 1059 gjarpërinj, 512 hardhuca, si dhe 20 krokodilë dhe aligatorë, u konfiskuan në operacionin ndërkombëtar, 

Sipas Europolit, veprimet kishin si synim udhëtarët, ngarkesat komerciale, si dhe dyqanet e kafshëve.

Europol mbështeti operacionin dhe siguroi mbështetje teknike, shkëmbimin e informacionit të koordinuar, konfiskimet dhe inspektimet në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat