Më në fund është lëshuar një leje ndërtimi zyrtare për kishën e papërfunduar të Barcelonës të hartuar nga arkitekti Antoni Gaudi 137 vjet pasi ndërtimi filloi në Bazilikën La Sagrada Familia, shkruan AP.
Bashkia e qytetit të Barcelonës tha të premten se i ka dhënë ndërtuesve të tanishëm një leje pune që është e vlefshme deri në vitin 2026. Ndërtuesit thonë se është koha e mjaftueshme për të përfunduar ngritjen e kullave qendrore të kishës katolike romake.
Zyrtarët e Barcelonës thanë se qyteti do të paguan 4.6 milionë euro në tarifat sipas një marrëveshjeje të negociuar me një fondacion kushtuar përfundimit dhe ruajtjes së La Sagrada Familia.