Nënën e dehur e zë gjumi mbi djalin katër javësh, foshnja vdes - Bota Sot
Nënën e dehur e zë gjumi mbi djalin katër javësh, foshnja vdes

Evropë

Nënën e dehur e zë gjumi mbi djalin katër javësh, foshnja vdes

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 09:16
Marina Tilby

E mori djalin e saj vetëm katër javësh në diskotekë, por u deh nën shoqërinë e së motrës dhe mbrëmjen e mbylli me dy meshkuj të saponjohur në ruletin e saj, por në zgjim foshnja kishte vdekur.

Është kjo ajo që ka ndodhur në New Quay, të Uellsit. Marina Tilby, një nënë 26-vjeçare, u dënua me dy vite e katër muaj burg, për vrasjen e djalit të saj Dorian, pasi e kishte zënë gjumi mbi fëmijën pa e vënë re, pasi ishte shumë e dehur.

Ngjarja shokuese ndodhi në mars të vitit 2017, ndërsa dinamika e ngjarjes u rindërtua nga motra e saj. Ajo tha se kishte shkuar për të kontrolluar nipin në dhomën e së motrës dhe e kishte gjetur Marinën mbi të.

Hunda e vogëlushit ishte shtypur plotësisht, duke bërë që të mos merrte më frymë.

Tilby ishte aq e dehur sa që u zgjua më shumë se një orë më vonë, pasi e motra tentonte ta përmendte. Në mbrojtje të saj avokati tha se pas vdekjes së të birit gruaja kishte pësuar depresion. Mirëpo pavarësisht kësaj, gjykata e gjeti gruan fajtore në seancën e kësaj të enjteje, duke e dënuar. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...