Elizabeth ll pjesë e ceremonisë, për të festuar parlamentin e parë të Skocisë në 300 vjet

Evropë

Elizabeth ll pjesë e ceremonisë, për të festuar parlamentin e parë të Skocisë në 300 vjet

Nga: M.H Më: 29 qershor 2019 Në ora: 17:52
Elizabeth ll në ceremonin në Skoci

Mbretëresha Elizabeth ll, ka marrë pjesë në ceremonin e cila zhvillohet pothuajse 20 vjetë, deri në ditën kur Parlamenti zyrtarisht mori pushtetin e tij ligjor më 1 korrik 1999 pas shpërnguljes, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Mbretëresha Elizabeta II i drejtoi dhomën: "Ne e kujtojmë me dashamirësi atë ditë krenare kur anëtarët e rinj u mblodhën në Sallën e Kuvendit për të festuar parlamentin e parë të Skocisë në 300 vjetë".

Princi i Uellsit, i cili mban titullin e Duka e Rothesay në Skoci, e shoqëroi nënën e tij në dhomën e debatit dhe më pas do të marrë pjesë në një pritje në sallën kryesore të Parlamentit për të nënshkruar librin e vizitorëve.

Mbretëresha Elizabeth II tha se kishte qenë një 'kënaqësi' për të parë 'vendin e mrekullueshëm' të Skocisë 'të rritet dhe të përparojë'.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat