“British Airways” përballet me gjobë rekorde prej 183 milionë funtesh

Evropë

“British Airways” përballet me gjobë rekorde prej 183 milionë funtesh

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:46
“British Airways”

Kompania ajrore britanike, “British Airways”, rrezikon të dënohet me një gjobë shumë të lartë prej 183 milionë funtesh për shkak të shkeljes së vitit të kaluar në sistemet e sigurisë.

Zyrtarët e kësaj kompanie kanë thënë se janë të befasuar dhe të zhgënjyer nga gjoba e dhënë nga Zyra e Komisionerit për Informim. Ata deklaruar se kompania ishte cak i hakerëve, të cilët e kryen një sulm të sofistikuar kriminal.

Në anën tjetër, Zyra e Komisionerit për Informim tha se kjo është gjoba më e lartë që e ka dhënë ndonjëherë për ndonjë kompani dhe e para që është bërë publike sipas rregullave të reja.

Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave hyri në fuqi vitin e kaluar dhe ishte ndryshimi më i madh në 20 vjetët e fundit sa i përket legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave.

Kompania “British Airways” i ka 28 ditë afat për të paraqitur ankesë kundër këtij vendimi. Willie Walsh, shef ekzekutiv i kompanisë “IAG”, pjesë e së cilës është edhe “British Airways”, tha se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për ta kundërshtuar këtë gjobë.

Incidenti ishte zbuluar më 6 shtator të vitit 2018, ndërsa besohet se hakerët kanë marrë të dhëna të ndryshme të udhëtarëve, si emra, adresa elektronike dhe të dhëna për kartelat bankare, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat