Dashurohet me stjuardesën, lajmëron për bombë në avion - Bota Sot
Dashurohet me stjuardesën, lajmëron për bombë në avion

Evropë

Dashurohet me stjuardesën, lajmëron për bombë në avion

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 12:19
Aeroporti

I kishte ‘rënë në kokë’ për një stjuardesë të një fluturimi të kompanisë ‘Lufthansa’, që nisej nga aeroporti i Beogradit për Frankfurt, saqë lëshon alarmin për një bombë në avion, në mënyrë që ai të mos nisej dhe stjuardesa të mbetej aty.

65 vjeçari Zoran N., pasi kishte marrë refuzim nga stjuardesa për të dalë me të, ka gjetur zgjidhjen "ekstreme": bën një telefonatë anonime, e cila alarmonte për një bombë në avion.

Pas alarmit, për të marrë masa, ishin evakuuar 130 pasagjerë të cilët ishin në bordin e avionit dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve edhe stjuardesa që ‘çmendi’ telefonesin.

Pas kontrolleve të kujdesshme dhe qartësimit se nuk ka asnjë bombë në bord, fluturimi i Lufthansa-s, fillimisht i programuar për në 6:15 të 18 korrikut, u nis për Frankfurt pas orës 14.

Zoran N.-së ‘trimëria’ i kushtoi shtrenjtë: Gjykatësi vendosi një muaj burg për burrin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...