Partia e Salvinit akuzohet se ka kërkuar para nga Rusia

Evropë

Partia e Salvinit akuzohet se ka kërkuar para nga Rusia

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 09:29
Vladimir Putin

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, do të raportojë të mërkurën në kuvendin Italian lidhur me dyshimet se partnerja e koalicionit qeveritar, partia e së djathtës ekstreme, “Lidhja”, ka kërkuar para nga Rusia.

Conte, I cili është udhëheqës i qeverisë mes lëvizjes “Pesë Yjet” dhe partisë “Lidhja”, tha se do të flaës në kuvend pasi Matteo Salvini, zëvendëskryeministër i Italisë dhe kryetar i “Lidhjes”, refuzoi të japë hollësi për partnerin e koalicionit lidhur me këto akuza.

Sidoqoftë, Salvini vazhdimisht ka mohuar se partia e tij ka marrë të holla nga Rusia, pas raportimeve se një nga ndihmësit e tij është përpjekur ta nënshkruajë një marrëveshje për naftë në një hotel të Moskës. Sipas këtyre raportimeve, marrëveshja do t’i siguronte para partisë “Lidhja” për ta financuar fushatën e vet para zgjedhjeve evropiane të muajit maj.

Nuk ka dëshmi që kjo marrëveshje është arritur, por dyshimet, të cilat së pari u ngritën në shkurt, bënë që prokurorët italianë të fillojnë hetime për këtë rast.

Salvini i ka mbrojtur marrëdhëniet me Rusinë që nga koha kur u bë kryetar i partisë në vitin 2013 dhe vazhdimisht ka bërë deklarata pozitive për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat