Shënohen temperatura rekord në Britaninë e Madhe, qytetarët dynden në plazh

Evropë

Shënohen temperatura rekord në Britaninë e Madhe, qytetarët dynden në plazh

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 18:31
Britani e Madhe

Sot u shënua dita më e nxehtë e korrikut në Britaninë e Madhe.

Temperaturat shënuan 38 gradë Celsius në Cambridge.

Temperatura të larta mbizotëruan në të gjithë vendin ishullor gjatë ditës së sotme.

Kjo është edhe dita e dytë më e nxehtë në historinë e Britanisë së Madhe.

Por ishte argëtuese për shumë qytetarë. Ata pavarësisht këshillave që të qëndronin në shtëpi, preferuan t’i drejtoheshin plazhit. Pati ngarkesa e kaos në stacionet e trenit dhe në metro.

Interesant është fakti se anglezët preferojnë të pushojnë në plazhe publike, pa shazllonë.

Ndryshe nga ç’ndodh në Shqipëri, ku nuk gjen hapësirë për të pushuar nëse nuk ke dëshirë të paguash për të qëndruar buzë të detit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat