Putini i arreston, opozita planifikon protesta të reja - Bota Sot
Putini i arreston, opozita planifikon protesta të reja

Evropë

Putini i arreston, opozita planifikon protesta të reja

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 17:59
Foto

Opozita ruse thotë se planifikon të zhvillojë protesta në të gjithë vendin fundjavën e ardhshme, pavarësisht se policia arrestoi më shumë se një mijë njerëz dje.

Një grup i pavarur monitorues OVD njoftoi sot se 1,001 njerëz u arrestuan nga regjimi i Vladimir Putinit dje.

Shumë prej të arrestuarve më vonë u lanë të lirë, por 19 u njoftuan se u arrestuan brenda natës.

OVD deklaron se të arrestuarit u janë sekuestruar telefona dhe nuk u lejohej të kontaktonin një avokat.

Hetuesit rus kanë ngritur kallëzime penale kundër një personi, duke e akuzuar atë për plagosjen e një oficeri policie, njoftoi agjencia e lajmeve ruse TAS S.

Autoritetet thanë se do të lejonin protesta në Moskë fundjavën e ardhshme në një vend larg qendrës së qytetit, të cilën opozita nuk e kishte pranuar më parë.

Protestat vijnë pasi disa kandidatë u refuzuan nga komisioni zgjedhor i Moskës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...