Serf në Senë/ Parizienët drejt sporteve të ujit

Evropë

Serf në Senë/ Parizienët drejt sporteve të ujit

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 00:26
Serf në Senë

Larg nga resortet në oqeanin atlantik apo në Mesdhe, banorët e Parisit kanë mbërthyer dërrasat e tyre të sërfit apo skitë e ujit dhe po i drejtohen lumit të Senës në kërkim të pak aksioni dhe adrenaline, nga ajo që sigurojnë sportet e ujit. Dhe e bëjnë këtë në periferi të kryeqytetit francez.

“Ne jemi i vetmi klub skish në ujë në Francë ku mund të shkosh me metro, me autobus apo tramvaj. Jemi vetëm pak metra larg nga ura e Shën Kodit dhe kemi të gjitha kategoritë e pjesëmarrësve, të të gjitha moshave, nga 4 deri në 77 vjeç.

Dhe në Senë, sportet e ujit mund t’i nisësh që nga marsi e deri në mes të dhjetorit.

Në periudhën mars-prill, uji nuk është shumë i nxehtë, as në dhjetor, por sidoqoftë, ka shumë njerëz që guxojnë, veçanërisht ata me eksperiencë. Për fillestarët, rekomandohet periudha nga qershori në tetor”, tha një burrë.

“Është një kënaqësi të bësh ski në ujë me La Defense si background. Dhe sipërfaqja e ujit është e mrekullueshme. Është një nga vendet më të afërta në Paris ndaj është një mënyrë shumë e mirë për tu argëtuar”, tha një tjetër,

Për shumëkënd, sportet e ujit në Senë janë të pëlqyeshme edhe për faktin se uji është më i ngrohtë se në det. Vec të tjerash, uji i lumit është i pastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat