Publikohet video: Princi kapet mat në rezidencën e miliarderit pedofil, e njohur si "Shtëpia e Horroreve" - Bota Sot
Publikohet video: Princi kapet mat në rezidencën e miliarderit pedofil, e njohur si "Shtëpia e Horroreve"

Evropë

Publikohet video: Princi kapet mat në rezidencën e miliarderit pedofil, e njohur si "Shtëpia e Horroreve"

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 15:29
Pamje nga videoja

Princi Andrew, ish-duka i Yorkut rikthehet edhe njëherë në vëmendjen e publikut lidhur me akuzat se ka kryer marrëdhënie intime me një 15-vjeçare e kontraktuar si skllave seksi nga bankieri amerikan Jeffrey Esptein, i cili u gjet i vrarë në qelinë e burgut fundjavën e kaluar.

Bëhet fjalë për foto dhe video të publikuara ekskluzivisht nga  “Mail on Sunday”, ku Princi Andrew shfaqet duke u fshehur pas derës së rëndë,  pasi përshëndet përzemërsisht një brune që largohet nga shtëpia luksoze e Jeffrey Epstein në Manhatan.

Edhe pse duket tepër i qetë, Princi për një moment hedh vështrimin përreth, për t’u siguruar që nuk po e sheh njeri…

Në fakt kishte të drejtë, sepse dikush po e filmonte. Siç bën me dije  “Mail on Sunday”, videoja  tregon një ngjarje të ndodhur në 6 dhjetor 2010, dy vite pasi Epstein ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Ai shfaqet pas dere më pak se një orë pasi vetë Epstein ishte larguar nga shtëpia së bashku me një vajzë bjonde, e etiketuar nga mediat si “Shtëpia e Horroreve”.

Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht pretendimet e një prej viktimave të Epstein, Virginia Roberts, që ka kryer marrëdhënie me të kur ishte 17 vjeç në tri raste, një prej të cilave në këtë banesë. Akuzat e saj u fshinë nga regjistrat e Gjykatës në vitin 2014.

Megjithatë, video e publikuar do të rrisë presionin ndaj 59-vjeçarit pjesëtar të familjes mbretërore, edhe pse Mbretëresha Elizabeta II tregoi mbështetje publike për të birin, duke e lejuar të ulej pranë saj në një dalje publike të dielën e kaluar.

Epstein vrau veten në qeli në 10 gusht, pasi po qëndronte në pritje të nisjes së gjyqit kundër tij.

Financieri i suksesshëm akuzohej se në veçanti në periudhën 2002-2005 kishte joshur me dhjetëra vajza, disa prej të cilave të mitura dhe se i kishte detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë me personazhe të tjera të njohura të shoqërisë së lartë amerikane dhe jo vetëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...