BE hedh poshtë alternativën për “backstop” të propozuar nga Johnson - Bota Sot
BE hedh poshtë alternativën për “backstop” të propozuar nga Johnson

Evropë

BE hedh poshtë alternativën për “backstop” të propozuar nga Johnson

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 17:25
Boris Johnson

Komisioni Evropian shprehu sot keqardhje që kryeministri britanik Boris Johnson nuk kishte propozuar alternativë konkrete për “backstop”, dispozitë e kundërshtuar mbi Irlandën në marrëveshjen për Brexit, në një letër drejtuar zyrtarëve të BE-së.

“Në këtë letër, Johnson, i cili konfirmon se do të largohet nga BE më 31 tetor me ose pa marrëveshje, përmend kompromise për zëvendësimin e kësaj dispozite. Por, kjo letër nuk propozon zgjidhje operacionale ligjore për parandalimin e rikthimit të një kufiri të rreptë në ishullin e Irlandës”, theksoi zëdhënësja e KE-së, Natasha Bertaud.

“Backstop”-i është një klauzolë e zgjidhjes së fundit që parashikon që në mungesë të një zgjidhjeje të mirë në përfundim të periudhës tranzitore dhe për të shmangur një kufi mes provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, Britania e Madhe të qëndrojë në një territor doganor unik me Bashkimin Evropian.

Në letrën e tij, pasardhësi i Theresa May thekson se kjo dispozitë është antidemokratike dhe prek sovranitetin e shtetit britanik.

“Opsioni “backstop” është një garanci për të shmangur një kufi të rreptë në ishullin e Irlandës për aq kohë sa nuk është gjetur një zgjidhje”, theksoi presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk./atsh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...