Gjykata ruse vazhdon ta mbajë në burg marinsin amerikan - Bota Sot
Gjykata ruse vazhdon ta mbajë në burg marinsin amerikan

Evropë

Gjykata ruse vazhdon ta mbajë në burg marinsin amerikan

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 20:45
Paul Whelan

Një gjykatë në Moskë ka vendosur ta zgjasë paraburgimin ndaj ish marinsit amerikan Paul Whelan “të dyshuar” për spiunim, edhe për dy muaj, së paku deri në fund të tetorit.

Gjatë arritjes në seancë në gjykatë, Whelan ka thënë se rojet e kanë lënduar në burg ku po ndodhet në pritje të gjykimit, transmeton France Press.

“Jam lënduar në burg, por burgu nuk dëshiron t’ju tregojë”, i ka thënë Whelan gazetarëve pas arritjes në dëgjim në gjykatën e Moskës Lefortovo ku u vendos mbi zgjatjen e paraburgimit për të.

Dy roje të maskuar e kanë sjellë Whelanin nga burgu të lidhur me pranga. Whelan i zbehtë i ka thënë gazetarëve se ka dhembje të mëdha për shkak të lëndimeve të cilat i kanë shkaktuar rojet e burgut dhe e ka akuzuar drejtorinë e burgut se po refuzon t’i ofrojë ndihmë mjekësore. Ai nuk ka precizuar se për çfarë lëndime bëhet fjalë.

Whelan, i cili përveç nënshtetësisë amerikane dhe britanike ka edhe nënshtetësi kanadeze dhe irlandeze, është arrestuar më 28 dhjetor 2018.

Shërbimi i inteligjencës ruse FSB, pretendon se ai është arrestuar derisa po kryente aktin e spiunimit, gjë që ai e demanton. Për këtë vepër ai mund të dënohet deri 20 vjet burgim. Avokati i Whelanit në shkurt ka thënë se klientit të tij një mike i ka dorëzuar një USB në të cilin kanë qenë të dhënat konfidenciale  për të cilat ai nuk ka ditur. Sipas fjalëve të avokatit, Whelan ka menduar se bëhet fjalë për fotografi të bëra në shoqëri me të gjatë një qëndrimi të mëhershëm në Rusi.

Welan u sëmurë në gjykatë dhe iu ofrua ndihma e parë, mirëpo personeli mjekësor kanë thënë se nuk ka nevojë për hospitalizim, transmeton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...