Franca ia ofron Iranit 15 miliardë dollarë për blerje të naftës - Bota Sot
Franca ia ofron Iranit 15 miliardë dollarë për blerje të naftës

Evropë

Franca ia ofron Iranit 15 miliardë dollarë për blerje të naftës

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 12:24
Hassan Rouhani

Sipas një deputeti iranian, Franca ia ka ofruar këtij shteti një linjë kreditore prej 15 miliardë dollarësh për blerje paraprake të naftës në këmbim të respektimit të marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore.

Sipas ligjvënësit konservator iranian, Ali Motahari, ky plan ka qenë pjesë e bisedave telefonike mes presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe presidentit iranian, Hassan Rouhani dhe në takimin mes presidentit francez dhe ministrit të jashtëm të Iranit, Javad Zarif.

Franca ka propozuar që ta transferojë shifrën prej 15 miliardë dollarësh në tri pjesë, nëse Irani i kthehet zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe t’i tërheqë kërcënimet e muajve të kaluar për rritjen e pasurimit të uraniumit.

Raportohet se disa diplomatë evropianë kanë filluar ta mbështesin propozimin francez për dhurimin e të hollave Iranit në këmbim të zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Kështu kanë thënë zyrtarët e afërt me këtë çështje.

Ndryshe, ministri i jashtëm iranian, tha se vendi i tij do të vazhdojë të shkelë më shumë pika të marrëveshjes bërthamore, nëse Evropa dështon ta mbrojë Iranin nga sanksionet amerikane.

Irani i ka paraqitur dy mundësi për respektimin e marrëveshjes bërthamore nga republika islamike. E para është ndërprerja e sanksioneve amerikane për shtetet që blejnë naftë nga Irani dhe e dyta, ofrimi i një paradhënieje ose kredie paraprake për naftën që ende nuk është shitur, shkruan “Finanz”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat