Rusia zhvillon teste të raketave balistike

Evropë

Rusia zhvillon teste të raketave balistike

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 22:20
Ilustrim

Rusia zhvilloi një test të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pamjet që kanë realizuar përmes dronit tregojnë se objektivi i testit raketor është shkatërruar me sukses.

Prova në fjalë është cilësuar si një kundërpërgjigje ndaj testit të raketave nga SHBA-ja javën e kaluar.

Më 2 gusht, SHBA u tërhoq zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), pas një lufte disamujore verbale ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit.

Traktati u nënshkrua në vitin 1987 nga lideri i atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev dhe presidenti i amerikan Ronald Reagan, duke i zvogëluar gjasat për një luftë bërthamore në Europë.

Sipas traktatit, të dy palët shkatërruan tërë klasën e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi brenda një periudhe prej katër vitesh.

Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësime nga një garë e re e mundshme armësh në mungesë të kësaj marrëveshjeje historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat