Sekuestrohet heroinë me vlerë 132 milionë euro në Britani

Evropë

Sekuestrohet heroinë me vlerë 132 milionë euro në Britani

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 10:06
Autoritetet britanike

Autoritetet britanike kanë sekuestruar një rekord prej 1,3 tonësh heroinë me vlerë mbi 132 milionë euro, raporton e përditshmja britanike ”The Guardian”.

Sasia e drogës ishte në bordin e një anijeje kontejnerësh që mbërriti në portin e Felixstowe, në juglindje të Britanisë së Madhe, më 30 gusht.

Policia zbuloi heroinën në pako një kilogramëshe me etiketat ”proteinë pluhur”, të fshehura në kuti të mbushura me peshqirë.

Pas sekuestrimit së drogës, autoritetet e nisën anijen ”MV Gjibraltar” drejt Anversës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat