Londër: Sulm me thikë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur - Bota Sot
Londër: Sulm me thikë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Evropë

Londër: Sulm me thikë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 07:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Londra është tronditur dje në mbrëmje pasi një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas një sulmi me thikë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Camden rreth orës 23:15. Mediat angleze shkruajnë se viktima ndërroi jetë në vendngjarje kurse i plagosuri është dërguar me urgjëncë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë person të dyshuar për ngjarjen. Disa dëshmitarë thanë që dy personat u sulmuan nga një bandë dhe banditët u larguan në drejtim të stacionit Tube.

Policai deklaron se është duke punuar për të zbardhur të gjithë ngjarjen e rëndë kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...