Mbërrijnë në Turqi raketat e blera nga Rusia - Bota Sot
Mbërrijnë në Turqi raketat e blera nga Rusia

Evropë

Mbërrijnë në Turqi raketat e blera nga Rusia

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 16:02
Foto

Turqia ka njoftuar se ka pranuar dërgesat e të gjitha komponentëve të baterisë së dytë, për sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, që Ankaraja ka blerë nga Moska.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka postuar në Tëitter fotografi të dërgesave nga Rusia.

Turqia ka blerë katër bateri të sistemit S-400 nga Rusia, pavarësisht kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara.

Pasi Turqia pranoi dërgesën e parë të sistemit raketor rus në muajin qershor, Uashingtoni hoqi Ankaranë nga programi për avionët e avancuar luftarakë të tipit F-35.

Uashingtoni thotë se sistemi S-400 minon avionët e saj F-35 dhe nuk është në përputhje me sistemet e mbrojtjes raketore që përdorin shtetet e NATO-s.

Rusia pret që të dërgojë të gjitha pjesët e sistemit S-400 në Turqi në muajin prill të vitit 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...