Papa denoncon abuzimin ndaj të sëmurëve me Alzheimer - Bota Sot
Papa denoncon abuzimin ndaj të sëmurëve me Alzheimer

Evropë

Papa denoncon abuzimin ndaj të sëmurëve me Alzheimer

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 20:47
Papa Françesku

Papa Françesku bëri thirrje për t’u dhënë një mbështetje më të madhe të sëmurëve me Alzheimer dhe atyre që kujdesen për ta, duke u shprehur se njerëzit e sëmurë shpesh abuzohen.

“Të sëmurët shpesh janë viktima të dhunës, abuzimit dhe trajtimit të keq, që dëmtojnë dinjitetin e tyre”, tha Papa gjatë audiencës së tij në Vatikan, në një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Alzheimerit, më 21 shtator.

“Le të lutemi për një ndryshim në zemër, për njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit, për familjet e tyre dhe për ata që kujdesen për ta me dashuri,” tha ai.

Sipas Raportit Botëror të Alzheimerit 2018, një person në botë preket çdo tri sekonda nga një formë demence.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...