Salla e kontrollit të Çërnobilit do jetë e hapur për ata që duan ta vizitojnë atë

Evropë

Salla e kontrollit të Çërnobilit do jetë e hapur për ata që duan ta vizitojnë atë

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Salla e kontrollit në Çërnobil do jetë e hapur për turistët, pas më shumë se 30 vite prej katastrofës.

Përkundër kësaj, norma e radioaktivitetit shkon në 40 mijë herë më shumë sesa normalja në zonën e kontrollit.

Vizitorët do të veshin kostume mbrojtëse dhe maska, që do ua mundësojnë të kontrollojnë Njësinë numër 4 në Centralin Bërthamor të Çërnobilit, aty ku filloi katastrofa e 1986-ës.

Aleksandr Novikov, zëvendësdrejtori teknik i uzinës së Çërnobilit, tregoi se njëri nga miqtë e tij ishte në detyrë atë natë.

“Leonid Toptunov i ndihmoi stafit të luftonte pasojat. Ai hodhi ujë në reaktorin e shkatërruar pas shpërthimit dhe vdiq tri javë më vonë”, deklaroi Novikov, duke folur në lidhje me mikun e tij.

Pas publikimit të serisë ‘Chernobyl’ nga HBO, vendi u bë një nga destinacionet më të përmendura në mesin e turistëve në të gjithë botën.

Agjensia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit po harton 21 rrugë të reja turistike për të ushqyer interesin në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat