Për çfarë marrëveshje po flasin Erdogan e Vuçiq në Beograd? - Bota Sot
Për çfarë marrëveshje po flasin Erdogan e Vuçiq në Beograd?

Evropë

Për çfarë marrëveshje po flasin Erdogan e Vuçiq në Beograd?

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 08:09
Reccep Tayyip Erdogan dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan ka mbërritur dje në Beograd për një vizitë dy-ditore.

Ai përveç takimeve me autoritetet serbe do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e nisjes së punimeve në autostradën Beograd-Sarajevë, raporton Rel.

Erdogan filloi vizitën e tij duke vizituar ekspozitën “Serbia dhe Turqia në dokumentet e Arkivit Osman dhe Arkivit të Serbisë”.

Pas bisedimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, që zgjatën pak më shumë se një orë, ka filluar seanca e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit midis Serbisë dhe Turqisë.

Të dyja vendet do të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh dypalëshe. Në delegacionin e presidentit Erdogan janë edhe disa përfaqësues të bizneseve turke.

Para mbërritjes së tij në Beograd, presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, i tha gazetës Politika se arritja e një marrëveshje për çështjen e Kosovës, e cila kënaq të gjithë palët e interesuara, është jetike për të arritur stabilitetin dhe paqen afatgjatë në Ballkan.

“Prandaj ne mbështesim vazhdimin e procesit të dialogut Beograd-Prishtinë dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të bazuar në vullnetin e lirë dhe konsensusin nga të dyja palët. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çmos për të zgjidhur çështjen. Një marrëveshje e arritur midis dy vendeve do të jetë e pranueshme edhe për ne”, ka thënë Erdogan.

Erdogan, i cili thotë se marrëdhëniet Turqi-Serbi janë në nivelin më të lartë historik, vizitoi për herë të fundit Serbinë në tetor të vitit 2017.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...