Zjarr në një qendër migrantësh në Greqi

Evropë

Zjarr në një qendër migrantësh në Greqi

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Një zjarr ka shpërthyer sot në qendrën e pritjes së migrantëve Amigdalez në Attica dhe dëmtoi dy shtëpi montazh.

Zjarri u shua shpejt, raporton agjencia e lajmeve greke ANA. Zjarri fillimisht shpërtheu në njërën prej shtëpive ku askush nuk ishte i vendosur, pastaj u përhap në një tjetër, dhe në incident nuk kishte asnjë të lënduar pasi migrantët ishin evakuuar me kohë.

Zjarri u shua nga 11 zjarrfikës me pesë automjete dhe shkaku po hetohet. Megjithatë, sipas informacioneve jozyrtare, zjarri ka të ngjarë të ketë shpërthyer në një incident të vogël, por nuk janë dhënë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat