Turisti u zhduk, në barkun e peshkaqenit gjendet një gisht me unazë

Evropë

Turisti u zhduk, në barkun e peshkaqenit gjendet një gisht me unazë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Duket ky ka qenë fati i tmerrshëm i një turisti 44 vjeçar skocez, i cili është sulmuar nga një peshkaqen teksa notonte në ujërat e ishullit Reunion, territor francez pranë Madagaskarit.

Burri ishte për pushime me të shoqen. Ai ishte zhdukur mëngjesin e së shtunës dhe që prej atëherë, ishte kërkuar intensivisht nga policia, deri edhe me helikopter.

Orët e fundit megjithatë erdhi zbulimi tragjik: në stomakun e një peshkaqeni tigër të kapur në plazh, u gjet një gisht që kishte ende unazën e martesës.

Siç thotë “The Sun”, e shoqja mendon se e ka njohur atë unazë. Në ishullin Reunion ka pasur një seri sulmesh nga peshkaqenët, dhe presidenti Emmanuel Macron deklaroi së fundi gjatë një vizite zyrtare atje se do të bëhet c`është e mundur për të menaxhur këtë krizë të krijuar në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat