Laburistët britanikë premtojnë ndryshime dramatike për të drejtat e punëtorëve - Bota Sot
Laburistët britanikë premtojnë ndryshime dramatike për të drejtat e punëtorëve

Evropë

Laburistët britanikë premtojnë ndryshime dramatike për të drejtat e punëtorëve

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 09:04
Ilustrim

Në programin politik të Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, e cila tash për tash është në opozitë, janë paraparë ndryshimet më dramatike të kushteve të punës në këtë vend që nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, përfshirë ndryshimin e mënyrës së caktimit të pagave për 20 milionë punëtorë.

E ashtuquajtura “Klauzola e Pestë”, e cila do të miratohet nga figurat më të larta të kësaj partie gjatë një takimi të shtunën, pritet të publikohet nga kryetari i partisë, Jeremy Corbyn, javën e ardhshme.

Torsten Bell, drejtor i Fondacionit të Rezolutave, tha se ky ndryshim paraqet ndryshim sizmik në botën e punëtorëve. “Kjo nënkupton se pagat e 20 milionë punëtorëve do të caktohen përmes negociatave mes shefave të tyre dhe sindikatave”, tha ai.

Për më tepër, Laura Pidcock, ministre në hije e të drejtave të punëtorëve, kishte deklaruar në shtator se ky plan do ta caktojë pagën minimale dhe do t’i rregullojë kushtet për të gjithë punëdhënësit dhe punëtorët.

Zgjerim dramatik i rolit të sindikatave tregtare në ekonomi është pjesë qendrore e planeve të Corbyn-it për transformimin e Britanisë.

Megjithatë, këshilltarët laburistë janë të vetëdijshëm për nevojën e baraspeshimit të ndryshimeve radikale me rrezikun e alarmimit të votuesve të pavendosur dhe kanë kërkuar nga lideri i partisë që të mos ngutet për t’i zbatuar të gjitha këto ndryshime, shkruan “The Guardian”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat