Ia mori nënës veturën, 16-vjeçari përplaset për vdekje - Bota Sot
Ia mori nënës veturën, 16-vjeçari përplaset për vdekje

Evropë

Ia mori nënës veturën, 16-vjeçari përplaset për vdekje

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Një djalë vetëm 16 vjeç, Daniele Burelli, gjeti vdekjen në Friuli të Italisë, pasi humbi kontrollin ndaj makinës që i kishte marrë të ëmës pa leje.

Makina u përmbys pasi u përplas me disa shtylla ndriçimi, ndërsa bashkë me të ishin edhe shtatë bashkëmoshatarë të tij, që të gjithë të plagosur, por jashtë rrezikut.

Daniele u bllokua mes llamarinave dhe kjo bëri që të gjejë vdekjen në vend. Para përplasjes të miturtit kishin publikuar një video në Instagram, ku shiheshin duke qeshur dhe bërë shaka teksa thoshin, “Jemi tetë vetë, në një makinë me pesë vende”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat