Të paktën 26 persona janë gjetur brenda një kontenieri frigoriferik në një anije që po udhëtonte nga Britania për në Holandë.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Shërbimet e emergjencave erdhën menjëherë në portin e Vlaardingen pasi u njoftuan për ngjarjen.
Ishin pikërisht pjesëtarët e ekuipazhit të cilët i gjetën 26 personat dhe njoftuan autoritetet të cilët po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ky incident vjen vetëm disa javë pas tragjedisë së Essex ku u gjetën 39 trupa njerëzish të vdekur brenda një kamioni me kontenier frigoriferik.
Të dy personat që po udhëtonin me kamion u arrestuan nën akuzën e vrasjeve.