Hedh nga tarraca fëmijën 6 vjeç: Doja të dilja në televizor - Bota Sot
Hedh nga tarraca fëmijën 6 vjeç: Doja të dilja në televizor

Evropë

Hedh nga tarraca fëmijën 6 vjeç: Doja të dilja në televizor

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 09:28
Tate Gallery

Hedh nga tarraca e katit të dhjetë të ndërtesës Tate Gallery në Londër, një fëmijë 6 vjeç, por arsyeja që jep lë pa fjalë.

“Doja të dilja në televizor dhe të isha çerek ore i famshëm në lajmet e mbrëmjes!” Kështu tha 18-vjeçari i cili katër muaj më parë tronditi Anglinë, me veprimin e bërë mbrëmjen e një të diele vere.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 gusht, ndërsa Tate ishte e mbushur me vizitorë. Fëmija, ishte djali i një çifti francez, i cili u shty krejt papritur teksa ishte me të atin, por që fatmirësisht shpëtoi, pasi e priti një tendë në katin e pestë.

Mirëpo fëmija pësoi traumë dhe hemorragji cerebrale dhe një sërë frakturash, duke e gjetur veten në një kalvar të gjatë kurash të shtrenjta në spital.

Si i dyshuar për ngjarjen u arrestua 18-vjeçari Jonty Bravery, i cili më parë ka qenë i shtruar në spital psikiatrik. Teksa këtë të enjte nisi gjyqi ndaj tij, i riu pranoi fajësinë.

Ndërkohë pas aktit të rëndë në gusht, ai u dorëzua në polici, duke thënë “Më duket se kam vrarë dikë”.

Teksa hetuesit e pyesnin se pse, ai tha se donte të tregonte se “çdo idiot”, edhe me probleme mendore, mund të tërhiqte vëmendjen e medias dhe të dilte në televizor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat