Eksportet gjermane u rritën në tetor për muajin e dytë me radhë

Evropë

Eksportet gjermane u rritën në tetor për muajin e dytë me radhë

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Eksportet gjermane u rritën për të dytin muaj radhazi në tetor, me gjithë pritjet e ekonomistëve që parashikuan një rënie të vogël.

Byroja Federale e Statistikave Destatis njoftoi sot se eksportet u rritën 1.2 për qind në tetor në baza mujore, pasi u rritën 1.5 për qind në shtator, raporton Reuters.

Në bazë vjetore, eksportet shënuan një rritje prej 1.9 për qind, e nxitur nga një rritje prej 4.6 për qind e kërkesës nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Eksportet në vendet e BE u rritën vetëm me 0.1 për qind.

Nga ana tjetër, importet gjermane ngecën në bazë mujore në tetor, duke rënë me 0.6 për qind në bazë vjetore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat