Protesta të ashpra anti-Vuçiq, tentohet hyrja brenda parlamentit në Serbi - Bota Sot
Protesta të ashpra anti-Vuçiq, tentohet hyrja brenda parlamentit në Serbi

Evropë

Protesta të ashpra anti-Vuçiq, tentohet hyrja brenda parlamentit në Serbi

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 23:45
Pamje nga video

Në një vjetorin e protestave “1 nga 5 milionët” kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, protestuesit kanë tentuar të futen brenda parlamentit.

Kjo lëvizje e protestave filloi vitin e kaluar pas sulmit mbi politikanin e opozitës, Borko Stefanovic, në qytetin e Krushevacit vitin e shkuar. Ato eskaluan pasi Vuciq tha se ai nuk do pranonte kërkesat e protestuesve edhe nëse do dilnin 5 milionë njerëz nëpër rrugë.

Protestuesit tentuan që të futen brenda parlamentit, dhe u dëgjuan thirrjet “Hajdutë”.

Sipas organizatorëve, protesta shkoi mirë dhe iu bë me dije politikanëve se kështu më nuk shkon.

“Nuk kishte dhunë. Ishte vendosmëria jonë që të i kthejmë institucionet e Serbisë, popullit”, tha Bosko Obradovic, lideri i Lëvizjes Dveri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat