Trupin e mbështjellë me qese plastike dhe kokën diku tjetër, shkrimtarja e famshme gjendet e varrosur në pyll - Bota Sot
Trupin e mbështjellë me qese plastike dhe kokën diku tjetër, shkrimtarja e famshme gjendet e varrosur në pyll

Evropë

Trupin e mbështjellë me qese plastike dhe kokën diku tjetër, shkrimtarja e famshme gjendet e varrosur në pyll

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 22:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shkrimtare e famshme britanike është gjetur ditën e sotme e varrosur në një pyll afër shtëpisë së saj. Pasi ishte shpallur e zhdukur, trupi i pajetë i Lindsay de Feliz u gjet i varrosur në pyllin afër shtëpisë në Moncion. Nga raportimet e deritanishme thuhet se 60-vjeçarja  ishte mbytur.

Trupi i gruas u gjet i varrosur shumë cekët në tokë, në një zonë të pyllëzuar, të mbështjellë me qese plastike të zezë dhe një fletë të verdhë. Ndërsa koka e saj ishte në një qese tjetër të zezë me një ngjitës rreth qafës. Qeset e zeza u gjeten edhe në shtëpinë e gruas.

Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se nën hetim për këtë vrasje janë disa njerëz, duke përfshirë edhe bashkëshortin e saj 50-vjeçar, Danilon. Gjithashtu nën hetim është edhe djali i burrit, Dani Alberto Feliz Martinez, të cilët janë arrestuar.

Gjithashtu bëhet e ditur se zbulimi i Feliz u bë pas një kontrolli masiv ku morën pjesë miq të shkrimtares, policë dhe punonjës të mbrojtjes civile. Lindsay u pa për herë të fundit pasditen e së martës duke zbritur nga një autobus përballë shtëpisë së saj.

Nga ana tjetër kujtojmë se 60-vjeçarja ka shkruar dy libra dhe një prej tyre ‘What About Your Saucepans’ ishte një nga më të shiturit në Amazon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat