Laburistët akuzojnë BBC-në për raportim dëmtues gjatë fushatës zgjedhore

Evropë

Laburistët akuzojnë BBC-në për raportim dëmtues gjatë fushatës zgjedhore

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Ministri në hije i transportit dhe anëtari i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, Andy McDonald, ka thënë se transmetuesi publik, BBC, ka raportuar kundër partisë së tij gjatë fushatës zgjedhore.

“Unë po them se ne e çmojmë transmetuesin tonë publik, BBC-në, por sipas mendimit tim, ata kanë bërë shkelje të korrektësisë gjatë rrjedhës së kësaj fushate zgjedhore në një zonë ku nuk do të duhej të shkilnin”, tha McDonald.

“Kemi pasur shembuj të panumërt të korrespondentëve të BBC-së për politikë, të cilët e kemi shumë vështirë t’i pranojmë”, shtoi ai.

Ministri në hije gjithashtu tha se do ta rishikojnë fushatën e tyre për të parë se çfarë nuk shkoi si duhet dhe shpreson që edhe transmetuesi publik britanik do ta rishikojë dhe do ta vlerësojë punën e vet.

“Sipas mendimit tim, BBC-ja është shfrytëzuar dhe abuzuar dhe nëse ne nuk jemi të kujdesshëm, konservatorët e papërmbajtur do ta vazhdojnë këtë”, theksoi politikani opozitar.

Sidoqoftë, ai tha se nuk po e akuzon BBC-në për shkaktimin e humbjes së Partisë Laburiste, por kërkon që shoqëria britanike të reflektojë për rolin e gjigantit mediatik, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat