Mihajlo: Kisha ortodokse serbe po shkatërron Malin e Zi

Evropë

Mihajlo: Kisha ortodokse serbe po shkatërron Malin e Zi

Nga: F.B Më: 7 janar 2020 Në ora: 10:26
Mihajlo

Është iluzion i madh i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) dhe ndihmësve të saj se do të shkatërrojnë shtetin modern të Malit të Zi, pushtetin e saj dhe rregullimin, sovranitetin dhe integritetin territorial, identitetin dhe pranimin ndërkombëtar dhe të inkorporojnë atë “Serbisë së Madhe” ka thënë për “Pobjeda” kreu i Kishës ortodokse Malazeze (CPC) mitropoliti Mihailo, transmeton “Bota Sot”.

Mali i Zi nga kontesti me SPC, për shkak të ligjit për liritë fetare do të dal fituese, këtë e tha peshkopi Mihajlo duke shtuar se shteti mbron të vërtetën historike, traditën dhe popullin e vetë, qytetarët dhe autoqefalitetin historik të Kishës malazeze dhe vetveten.

Mitrpoliti shprehet se Mali i Zi sikurse edhe në shekujt e kaluar është e pamposhtur dhe në vetëmbrojtjen e saj të drejtë, me të cilën mbron lirinë dhe ekzistencën.

“Pres që ligji për liritë fetare të sjell zgjedhje përfundimtare të çështjes kishtare ortodokse malazeze” – tha ai.

Kontesti sipas tij do të zgjidhet në të mirë të Malit të Zi, pasi ligji është harmonizuar dhe është në përputhje me standardet demokratike vlerëson mitropoliti.

Sipas tij Është iluzion i madh i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) dhe ndihmësve të saj se do të shkatërrojnë shtetin modern të Malit të Zi, pushtetin e saj dhe rregullimin, sovranitetin dhe integritetin territorial, identitetin dhe pranimin ndërkombëtar dhe të inkorporojnë atë “Serbisë së Madhe” .

Atuja e fundit për krijimin e “Serbisë së Madhe” është SPC si organizatë par-ekselans politike dhe jo fetare që udhëhiqet nga partitë pro-serbe në Malin e Zi. Mali i Zi do të fitoj këtë kontest sepse mbron të vërtetën historik, traditën, qytetarët autoqefalitetin e Kishës malazeze dhe objektet e saj.

“Mali i Zi me shekuj është e pamposhtur në vetëmbrojtjen e saj të drejtë, duke mbrojtur lirinë dhe ekzistencën, ajo është e pamposhtur sepse mbrohet me ligje humane demokratike , paqe edhe nuk rrezikon apo nuk i merr akujt asgjë”, tha Mihajlo.

Sipas tij “ Mali i Zi kthen ingerencat në pasurinë dhe trashëgiminë kulturore që është në territorin e saj  dhe të cilat nuk mund të i takojnë askujt përveç shtetit të Malit të zi. Mali i Zi do të fitoj sepse është në pozicion legal dhe legjitim në të drejtën historike dhe vullnetin e zgjedhësve dhe në anën tonë janë të gjitha argumentet.

“Në fund të fundit shteti i Malit të Zi nuk është absolutisht e sigurt dhe në këtë rast mbron të vërtetën absolute, nëse nuk do ishte kështu nuk do ndërmerrte këtë hap epokal”, tha Mihajlo.

Peshkopi ka paralajmëruar se Kisha Ortodokse Malazez së shpejti do tl hap shkollën e saj në Cetinje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat