Ndihet keq teksa ndodhet në makinë me vajzën, gruaja arrin të parkojë… më pas vdes

Evropë

Ndihet keq teksa ndodhet në makinë me vajzën, gruaja arrin të parkojë… më pas vdes

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:11
Eleonora Malaguti me vajzën

Kishte shkuar për të marrë vajzën në shkollë, ashtu siç bënte çdo ditë, kur papritur u ndje keq. Eleonora Malaguti u shua pasdite e 13 janarit, kur një dhimbje e fortë, e zuri teksa po udhëtonte me makinën e saj ‘Fiat Punto’ në Vigarano Pieve, provincë e Ferrara në Itali.

Gruaja pasi kishte marrë vajzën në shkollë, ishte duke shkuar për në shtëpi bashkë me të dhe një shoqen e saj. Pasi ndjeu dhimbjen, ajo arriti që të manovrojë dhe të parkojë makinën ndërsa më tej humbi ndjenjat.

Ulërimat e vajzës dhe lajmërimi i ndihmës së shpejtë nuk arritën që ti shpëtonin jetën gruas, pasi 45-vjeçara gjeti vdekjen prej infarktit.

Ndihma e shpejtë tentoi që ta përmendte gruan, por ajo kishte gjetur vdekjen.

Eleonora lë pas një vajzë, një djalë dhe të shoqin. Veprimi i fundit i saj mes dhimbjes, ishte parkimi i mjetit, duke mos rrezikuar kështu as beten dhe as shoqen e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat