Macron pritet me protesta para teatrit "Bouffes du Nord": Dorëhiqu! - Bota Sot
Macron pritet me protesta para teatrit "Bouffes du Nord": Dorëhiqu!

Evropë

Macron pritet me protesta para teatrit "Bouffes du Nord": Dorëhiqu!

Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:44
Foto

Policia franceze frenoi të premten përpjekjen e disa protestuesve për t'u futur me forcë në një teatër ku presidenti Emanuel Makron po ndiqte shfaqjen. Personat mendohet se ishin pjesë e grupeve që prej një muaji e gjysmë kundërshtojnë reformën e pensioneve.

Protestat antiqeveritare në Francë shënjestruan të premten mbrëma presidentin Emanuel Makron.

Kreu i pallatit Elize dhe bashkëshortja e tij, Brixhit, po ndiqnin një shfaqje në teatrin e "Buf Dë Nordit" në kryeqytet kur dhjetëra persona, mes thirrjeve e këngëve, tentuan të futen me forcë në sallë.

Personat ishin njoftuar për praninë e kryeshtetarit Makron nga rrjetet sociale, dhe mobilizimi i tyre kishte vënë parapërgatitur forca të shumta policie.

Zhurma e mbytur e turmës që thërriste "Dorëhiqu Makron" dëgjohej edhe nga vetë kryetari i shtetit brenda ambienteve të teatrit.

Kundërshtimi qytetar vijoi për disa minuta, kur një makinë e zezë dhe rojat e sigurisë do i vinin në ndihmë presidentit dhe bashkëshortes së tij për ta shoqëruar në banesën presidenciale.

Gjatë ditës, Parisi po ashtu në objektivin e protestave kundër sistemit të ri të pensioneve.

Stafet e spitaleve, kompanive ligjore dhe të fushave të tjera profesionale bllokuan hyrjen e Muzeut të Luvrit duke lënë të irrituar qindra turistë.

Protesta antiqeveritare në Francë vazhdon prej 45 ditësh dhe ka në fokus reformën më të thellë të pensioneve që prej Luftës së Dytë Botërore, që stimulon daljen në pension në një moshë më të vonë dhe heqjen e privilegjeve për profesione të caktuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat