Trupat e viktimave ukrainase nga rrëzimi i aeroplanit në Iran kthehen në shtëpi - Bota Sot
Trupat e viktimave ukrainase nga rrëzimi i aeroplanit në Iran kthehen në shtëpi

Evropë

Trupat e viktimave ukrainase nga rrëzimi i aeroplanit në Iran kthehen në shtëpi

Më: 19 janar 2020 Në ora: 22:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Trupat e 11 ukrainasve që vdiqën në një rrëzim avioni janë riatdhesuar pasi Irani bëri me dije se nuk do t’ua dorëzojë autoriteteve ukrainase kutitë e zeza.

Të 11 qytetarët vdiqën kur aeroplani u qëllua aksidentalisht nga Irani në fillim të këtij muaji.

Të gjithë 176 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit në bordin e fluturimit nga Irani në Kiev kanë humbur jetën më 8 janar, dhe shumica e tyre ishin shtetas iranianë dhe kanadezë.

Dje Irani tha se do të dërgonte kutitë e zeza të aeroplanit në Ukrainë, por të dielën kjo u mohua.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, kutitë e zeza janë duke u ekzaminuar në Iran dhe nuk është marrë asnjë vendim për dërgimin e tyre në Ukrainë.

Hassan Rezaifar, drejtor përgjegjës për hetimet e aksidenteve në Organizatën e Aviacionit Civil iranian tha për IRNA, se kutitë e zeza nuk do të dërgohen në asnjë vend tjetër edhe pse si opsion ishin Franca dhe Ukraina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat