Tetë vende evropiane mbështesin misionin në Ngushticën e Hormuzit - Bota Sot
Tetë vende evropiane mbështesin misionin në Ngushticën e Hormuzit

Evropë

Tetë vende evropiane mbështesin misionin në Ngushticën e Hormuzit

Më: 21 janar 2020 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Tetë vende anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë mbështetjen e tyre për një mision të mbikëqyrjes detare në Ngushticën e Hormuzit.

Ngushtica e Hormuzit, është një vendkalim për gati një të tretën e gjithë naftës që tregtohet nga deti.

Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda dhe Portugalia mbështesin forcën e re, u tha në një deklaratë të lëshuar nga ministria e Jashtme e Francës.

Masa vjen pas “rritjes së pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë” në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, thuhet në deklaratë, në të cilën citohen “incidente të shumta detare dhe jo-detare”.

“Kjo situatë ka ndikuar në lirinë e lundrimit dhe sigurinë e anijeve dhe ekuipazheve evropiane dhe jo-evropiane në zonë për muaj të tërë. Ajo gjithashtu ka rrezikuar tregtinë dhe furnizimin me energji me pasoja të mundshme ekonomike në të gjithë botën”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara në nëntor filluan operacionin e vet së bashku me aleatët për të mbrojtur transportin detar në rajon.

Ngushtica e Hormuzit ka qenë në qendër të tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së si dhe aleatëve të saj në rajon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat