Belgjikë, gjenden 23 emigrantë brenda kamionit frigoriferik - Bota Sot
Belgjikë, gjenden 23 emigrantë brenda kamionit frigoriferik

Evropë

Belgjikë, gjenden 23 emigrantë brenda kamionit frigoriferik

Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:38
Foto

Mëngjesin e sotëm policia e Belgjikës gjeti 23 emigrantë brenda një kamioni frigoriferik në portin e Zeebrugge.

Nga hetimet paraprake rezulton se emigrantët janë me origjinë nga Eritrea dhe destinacioni i tyre dyshohet të ketë qenë Britania.

Ata dyshohet të kenë hipur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Liege në një autostradë.

Emigrantët kërkonin kalim të drejtëpërdrejtë për në Britani por janë ndaluar për kontroll në një zonë industriale afër portit të Zeebrugge.

Autoritetet kanë shoqëruar emigrantët në komisariat dhe kanë vendosur në pranga drejtuesin e kamionit.

Ata po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat