U kritikua për veshjen e saj në Parlament, reagon ligjvënësja britanike

Evropë

U kritikua për veshjen e saj në Parlament, reagon ligjvënësja britanike

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 17:53
Tracy Brabin

Një ligjvënëse britanike ka reaguar kundër disa njerëzve në internet që e kritikuan atë për ekspozimin e shpatullave të saj në Parlament.

Tracy Brabin, deputete e opozitës e në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, u kritikua shumë në mediat sociale pasi shpatulla e saj u ekspozua gjatë një debati në Dhomën e Komunave të hënën.

Një përdorues i Twitterit pyeti nëse veshja e saj ishte “veshje e përshtatshme” për Parlamentin.

Brabin u përgjigj në Twitter: “Më vjen keq që nuk kam kohë t’u përgjigjem të gjithëve, por mund të konfirmoj që nuk jam …. Një grua fle rreth e rrotull”, një grua e shfrenuar”.

Shkrimi i saj në Twitter mori mbështetje të gjerë, me rreth 80,000 njerëz që e pëlqyen atë.

Deputetja kishte ngritur shqetësimin e saj për përjashtimin e disa gazetarëve nga një konferencë shtypi qeveritare, kur shpatulla e saj e djathtë u bë e dukshme.

Nuk ka një kod zyrtar të veshjes për deputetët, por në uebfaqen e Parlamentit thuhet se këshillohen të veshin rroba që “zakonisht mund të vishen për një takim zyrtar biznesi”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat