Projektbuxheti post-Brexit i BE-së shumë më i ulët se ai i kërkuar nga Parlamentie - Bota Sot
Projektbuxheti post-Brexit i BE-së shumë më i ulët se ai i kërkuar nga Parlamentie

Evropë

Projektbuxheti post-Brexit i BE-së shumë më i ulët se ai i kërkuar nga Parlamentie

Nga: atsh Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 18:45
Charles Michel

Propozimi për buxhetin afatgjatë post-Brexit të BE-së, që do t’i paraqitet 27 vendeve është më i ulët se kërkesat e Komisionit Evropian dhe Parlamentit, sipas një dokumenti të Këshillit.

“Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, propozoi një buxhet (2021-2027) prej 1, 094 miliardë euro, rreth 1, 074% e të ardhurave kombëtare bruto (RNB) të BE-së”, sipas këtij dokumenti.

Ish-kryeministri belg, i cili është konsultuar me të gjithë liderët evropianë këto javët e fundit, ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm më 20 shkurt në përpjekje për të arritur një marrëveshje, që njoftohet e vështirë.

Gjithmonë delikate, diskutimet mbi “kuadrin financiar shumëvjeçar” që vendos një tavan buxhetor afatgjatë, vazhdojnë të jenë të komplikuara për shkak të largimit të Britanisë së Madhe, një kontribuese e rëndësishme.

Propozimi i Charles Michel është pak a shumë i ngjashëm me atë të bërë në fund të vitit 2019 nga Finlanda, që mbante presidencën e BE-së.

Ai është më i ulët se kërkesa e Komisionit që propozoi 1,114% dhe akoma më i ulët se ai i Parlamentit Evropian, që kërkoi 1,3% të RNB së BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat