Zbulohet se si do të përdorë Rusia dronët e fundit anti-radar Okhotnik - Bota Sot
Zbulohet se si do të përdorë Rusia dronët e fundit anti-radar Okhotnik

Evropë

Zbulohet se si do të përdorë Rusia dronët e fundit anti-radar Okhotnik

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Pas prezantimit në janar 2019 të dronit të fundit sulmues anti-radar Okhotnik, spekulime të shumta kanë nisur në rrethet ushtarake për mënyrën sesi Rusia do ta përdorë atë, në një kohë kur shumica e ekspertëve besojnë se mjeti pa pilot do të përdoren brenda skuadroneve të gjuajtësve të gjeneratës së fundit Su-57 e MiG-35, ndërsa një pakicë besonin se droni do të përdoret si një platformë e pavarur sulmi apo lufte ajër-ajër.

Droni përdor një dizajn të ngjashëm me atë të mjeteve amerikane RQ-170 e MQ-25 dhe të mjetit kinez Sharp Sword, dhe pritet të dislokojë armatime nga 50 kilogram deri në 100 kilogram.

Kreu i korporatës ruse të armatimeve Boris Obnosov “Ministria e mbrojtjes na ofroi fondet e projektit të dronëve por situata është e vështirë prej mungesës së specialistëve të dizajnit dhe armatimeve. Po punojmë  ngushtë me kolegët e Kornstadt dhe me zyrën e dizajnit të Sukhoi për dronin e rëndë”.

Platforma mund të dislokojë raketat klasike Kh-59 apo ato të reja ajër-ajër R-37M. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat