Tërmeti i fuqishëm në Turqi, pamje që tregojnë reagimin e qytetarëve - Bota Sot
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, pamje që tregojnë reagimin e qytetarëve

Evropë

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, pamje që tregojnë reagimin e qytetarëve

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:52

Menjëherë pas publikimit të lajmit për një tërmet me madhësi prej 5,2 ballësh në Manisa të Turqisë, janë publikuar edhe pamjet e para.

Sipas përshkrimit të pamjeve bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin e tërmetit, përkatësisht reagimin e qytetarëve.

Ndryshe, siç është raportuar më herët, tërmeti ka ndodhur rrethin Kirkağaç të Manisa të Turqisë, por është ndier edhe në Izmir, Bursa dhe Stamboll.

Sipas informacioneve nga autoritetet përkatëse tërmeti ndodhi në 19.09 (sipas kohës lokale).

Së paku deri më tani nuk është raportuar për dëme të mundshme materiale e as për ndonjë të lënduar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat