Brexit, Britania e Madhe ndryshon ngjyrën e pasaportave

Evropë

Brexit, Britania e Madhe ndryshon ngjyrën e pasaportave

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

Pasaportat blu do t’i zëvendësojnë gjatë muajit mars ato ngjyrë vishnje.

Pas tri dekadash pasaportat blu do të lëshohen për herë të parë në Britaninë e Madhe si shenjë e largimit nga Bashkimi Evropian.

Ky njoftim është bërë nga Qeveria. Pasaportat blu do t’i zëvendësojnë gjatë muajit mars ato ngjyrë vishnje që janë të vendosura nga vendet e Bashkimit Evropian që nga viti 1988.

Pasaportat blu janë pasaportat me ngjyrën më të mbylltë të krijuara ndonjëherë, po ashtu edhe pasaporta më e avancuar teknologjikisht.

Këto pasaporta do kenë shumë risi siç janë teknikat më të fundit dhe më të sigurta të shtypjes dhe dizajnit dhe do të ofrojnë mbrojtjen më të mirë kundër vjedhjeve të identitetit dhe të mashtrimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat