Koronavirusi, tre shtete ndërpresin fluturimet me Italinë

Evropë

Koronavirusi, tre shtete ndërpresin fluturimet me Italinë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 20:17
Ilustrim

Pas rastit të mjekut italian i cili ndodhej me pushime në ishullin e Tenerife bashkë me të shoqen, i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, një mijë persona të cilët ndodheshin në të njëjtin hotel H10 Costa Adejie Palace, në zonën e Adejie, u vendosën në karantinë.

Ushtarë dhe forca të rendit ndalojnë njerëzit e pranishëm në hotel që të dalin, ashtu sikundër persopneli i jashtëm nuk lejohet që të futet në kompleksin turistik.

Turisti u ndje keq gjatë së hënës dhe u dërgua në klinikën e Quiron, në jug të ishullit të Kanarie, ku rezultoi pozitiv ndaj virusit dhe u fut në izolim.

Teksa viktimat në Itali ka shkuar në dhjetë, Jordania, Kuvajti dhe Seychelles kanë bllokuar hyrjen e italianëve në vendet e tyre, duke bllokuar fluturimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat