Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në institucionet e BE-së

Evropë

Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në institucionet e BE-së

Më: 4 mars 2020 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Në një e-mail të brendshëm që e ka siguruar Euractiv, të Agjencisë së Mbrojtjes të Evropës, konfirmohet se një pjesëtar i stafit ka testuar pozitiv me Coronavirus.

Kjo ka bërë që të anulohen të gjitha takimet e planifikuara deri më 13 mars si masë parandaluese.

Këtë e ka konfirmuar burimi i EDA për Euractiv.

Vendimi paraprak është marrë duke u bazuar në udhërrëfyesit e ri të pranuar nga bordi mjekësor ndërinstitucional i BE-së, thuhet në email.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat