Koronavirusi, dy raste të reja në Greqi

Evropë

Koronavirusi, dy raste të reja në Greqi

Më: 4 mars 2020 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë deklaruar në mesditën e së mërkurës edhe rastin e nëntë me koronavirus, i dyti brenda ditës. Bëhet fjalë për një qytetar që ka udhëtuar ditët e fundit në Izrael dhe Egjypt dhe trajtohet tashmë në karantinë në repartin special të spitalit të Patras.

Ndërsa rasti i tetë është regjistruar përsëri në Selanik ku kemi tashmë katër persona të prekur, ky i fundit është bashkëshorti i një prej pacienteve që janë konstatuar me virusin në fjalë sapo është kthyer nga Italia e Veriut.
Specialistët grekë që po monitorojnë rrjedhën e rasteve duke kryer analiza tek të paktën 270 persona nga të afërmit e të prekurve, janë duke u përqëndruar në fazën tjetër, atë të një përhapjeje të mundshme të madhe të virusit në gjithë vendin dhe përgatiten në përputhje me rrethanat.
Megjithese është bërë i mundur izolimi thuajse në maksimum dhe analizat mjekësore për personat që janë kthyer nga Italia e Veriut, duke pasur një shkallë të madhe suksesi në kufizimin dhe përhapjen e sëmundjes në vend, specialistët grekë përsëri deklarojnë se ndoshta do të kemi një rritje të rasteve nga mesi i Prillit.
Përveç këshillave për higjenën personale, një prej masave që mjekët u japin qytetarëve është fakti që nëse ndokush ka të paktën tre ose katër simptoma si ato që shkakton virusi dhe ka udhëtuar në Itali apo ka ardhur në kontakt me persona që janë kthyer prej atje, të mos shkojë në spital, por vetëm në qendrat e caktuara, pasi në këtë mënyrë shmang transmetimin e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat