Një tjetër shtet konfirmon rastin e parë me koronavirus

Evropë

Një tjetër shtet konfirmon rastin e parë me koronavirus

Më: 5 mars 2020 Në ora: 10:02
Ilustrim

Sllovenia ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus, tha ministri i Shëndetësisë Ales Sabeder në një konferencë për shtyp.

Ministri tha se pacienti kishte udhëtuar në Slloveni nga Maroku nëpërmjet Italisë. Tani po mbahet në izolim në spitalin e Ljubjanës.

Deri tani, Sllovenia ka kryer 352 teste koronavirusi.

"Ky duket si një rast i importuar. Duket se ky person është infektuar në Morok", tha Maja Socan nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ajo shtoi se kanë kaluar vetëm pak ditë që kur pacientja është kthyer nga Sllovenia dhe ne duhet të identifikojmë me cilët persona ka kontaktuar për të ndaluar përhapjen.

Ky shtet ka përgatitur dhoma izolimi, por i ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të jenë tepër të kujdesshëm me higjenën.

Përhapja globale e koronavirusit filloi në dhjetorin e vitit të kaluar në Kinë dhe është përhapur në gati 80 shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat