Partia e Merkelit, CDU: Nuk ka logjikë që tregu i punës në Gjermani të plotësohet akoma nga persona të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor

Evropë

Partia e Merkelit, CDU: Nuk ka logjikë që tregu i punës në Gjermani të plotësohet akoma nga persona të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor

Nga: F.D Më: 6 mars 2020 Në ora: 11:00
Mathias Middelberg

Qeveria gjermane në 2016 aprovoi një ligj që prekte vendet e Ballkanit Perëndimor, me të cilën u mundësonte një vizë pune të gjithë shtetesve të Ballkanit, edhe sikur të mos dinin gjuhën gjermane. Ky rregull erdhi pas numrit të madh si azilkërkues në Gjermani.

Si rrjedhojë, mes fundit të 2015 dhe fundit të 2018 numri i aplikuesve për vizë gjermane nga Ballkani Perëndimor u rrit nga 13 mijë në 66 mijë. Sipas statistikave gjermane, më shumë se 31 mijë ishin persona të pakualifikuar.

Nga partia e kancelares Angela Merkel CDU, bëjnë me dije se kjo duhet të ndryshohet në të ardhmen.

“Nuk ka logjikë që tregu i punës në Gjermani të plotësohet akoma nga persona të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor, kur ne veç kemi një numër të lartë të papunësuarve nga ky rajon,” tha zëdhënësi i politikave të brendshme të Unionit gjerman, Mathias Middelberg (CDU), për Deutschen Presse-Agentur, përcjell botasot.info.

Për të vijuar rregulli i Ballkanit Perëndimor pas 2020, kjo duhet të shihet me nevojat ekonomike. Por deri tani asgjë nuk është vendosur.

Nga 1 marsi ka hyrë në fuqi një ligj i ri, i cili u mundëson emigrim më të lehtë banorëve jashtë BE-së,  por me kusht që të gjejnë një kontratë pune. Kjo mund të ndryshojë pas 2020./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat