Borrell, emigrantëve: Kufiri me Greqinë nuk është i hapur - Bota Sot
Borrell, emigrantëve: Kufiri me Greqinë nuk është i hapur

Evropë

Borrell, emigrantëve: Kufiri me Greqinë nuk është i hapur

Më: 7 mars 2020 Në ora: 00:08
Josep Borrell

Kreu i diplomacisë së BE-së u kërkoi sot migrantëve dhe refugjatëve të shtyrë për të lënë Turqinë të mos shkojnë në kufirin me Greqinë sepse ai nuk është i hapur, ndryshe nga çfarë është thënë.

“Dëshiroj të dërgoj një mesazh të qartë, mos shkoni në kufi. Kufiri nuk është i hapur”, deklaroi Josep Borrell në një mesazh drejtuar migrantëve pas një takimi me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së.

Disa mijëra refugjatë dhe migrantë u dyndën në kufi pas vendimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për hapjen e kufirit të Turqisë, që ishte mbyllur që prej vitit 2016.

Greqia ka bllokuar kufirin dhe u ka kërkuar partnerëve të BE-së t’i vijnë në ndihmë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat